Thursday, May 13, 2021
HomeTop LajmetStoltenberg pas takimit me Kurtin: Vetëm me dialog mund të arrihet një...

Stoltenberg pas takimit me Kurtin: Vetëm me dialog mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme politike

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit që ka pasur sot me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel ka thënë se Aleanca Veriatlantike përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e që sipas tij është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Stoltenberg përmes Twitterit ka thënë se me Kurti ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Mirëprita Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. NATO mbështet përpjekjet për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Stoltenberg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments