Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaSpecialja ua refuzoi Thaçit dhe të tjerëve kërkesën për mbrojte në liri,...

Specialja ua refuzoi Thaçit dhe të tjerëve kërkesën për mbrojte në liri, vjen reagimi i Enver Hoxhajt

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit për refuzimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për lirim të përkohshëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit.

Hoxhaj përmes një statusi nët ‘Facebook’-ut, ka thënë se të gjykuarit janë “sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë.

“Hashim Thaçi, Kadi Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronjë të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë! #LiriaKaEmër”, ka shkruar udhëheqësi i PDK’së në ‘Facebook’-un e tij.

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për mbrojtje në lirim të përkohshëm.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments