Saturday, June 19, 2021
HomeTjeraKuzhinaSpecat, perime me më shumë vitaminë C sesa portokalli

Specat, perime me më shumë vitaminë C sesa portokalli

Me ngjyrat e specave në treg karakterizohet ardhja e stinës së verës.
Speci, që kultivohet pothuajse në të gjitha vendet e botës, në masë të madhe mbillet edhe në Kosovë.

Sa u përket vetive ushqyese, specat janë perimet që përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C, të cilën nuk e humbin edhe pas konservimit. Është dëshmuar se një spec përmban sasi më të madhe të kësaj vitamine sesa portokalli apo limoni.

Sipas dietologëve, speci është perime që duhet të jetë prezente në tavolinën e secilit, sidomos në stinën e verës. Një ndër arsyet kryesore është sepse 89% e specit është ujë.

Në të gjendet edhe sasi e konsiderueshme e vitaminave B, B1, B2, E dhe vitaminës A.

Varësisht nga shija, edhe në Kosovë mund të blihen speca të ëmbël, djegës, me ngjyrë të gjelbër, të verdhë e të kuqe.

Si i tillë, speci është prezent pothuajse në të gjitha bahçet e kosovarëve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments