Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeSogojeva para deputetëve: 12 mijë biznese janë në prag të falimentimit, protestat...

Sogojeva para deputetëve: 12 mijë biznese janë në prag të falimentimit, protestat opsion

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka pritur në raportim Hysen Sogojevën, nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës.

Sogojeva me këtë rast ka deklaruar se mbi 12 mijë biznese janë në krizë, pothuajse drejtë falimentimit.

Sogojeva kërkoi që nga Ligji për Rimëkëmbje përparësi t’i jepet bizneseve që kanë humbur më së shumti.

Ai edhe njëherë është shprehur kundër mbylljeve, derisa tha që të lejohen të punojnë gjithë sektorët dhe të dënohen ata që shkelin masat.

Ai kërkoi që të formohet Agjencioni Kombëtarë i Turizmit, duke shtuar se e ka të gatshëm projektin.

“Ne si Odë jemi munduar që të qojmë mesazhe duke mbajtur biznesin dhe shëndetin, rreth 12 mijë biznese në total janë në krizë të madhe dhe shumica para falimentimit, kemi bizneset që 550 ditë s’kanë punuar. Çdo ndarje që vjen nga Ligji i Rimëkëmbjes, përparësi t’i jepet atyre që kanë humbur më së shumti”, ka shtuar ai.

Ndërsa Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit, tha se kohëve të fundit Parlamenti ka qenë pak aktiv, derisa ka shtuar se shumë ligje kanë mbetur në rrugë.

“Duke parë gjendjen në të cilën jemi si rezultat i pandemisë dhe ndryshimeve të ligjeve që kanë ndodhur viteve të fundit, parlamenti ka qenë më pak aktiv dhe shume ligje kanë mbet në rrugë”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments