Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaS’ka më vaksina, ndërpritet vaksinimi kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në...

S’ka më vaksina, ndërpritet vaksinimi kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se deri në arritjen e kontingjentit të radhës të vaksinave, në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë më vaksinime, meqë vaksinat e ardhura nga COVAX të parapara për këtë qendër janë dhënë të gjitha.

 

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët në Komunën e Prishtinës se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, me që, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera”, sqaron njoftimi i ministrisë që drejton Arben Vitita.

Nga kjo ministri ndërkohë kanë bërë të ditur se në qendrat e mjekësisë familjare të komunave vaksinimi do të vazhdojë, deri në dhënien e të gjitha dozave.

“Derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, thuhet në komunikatën e MSH’së.

“Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX”, përfundon njoftimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments