Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaSituata me COVID-19, zyrtarët policorë 24 orë në terren

Situata me COVID-19, zyrtarët policorë 24 orë në terren

Derisa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, zyrtarët policorë vazhdojnë të jenë vazhdimisht në terren.

 

Ngjashëm edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Nga Policia e Kosovës është vlerësuar se çdo aktivitet në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 bëhet duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet përkatëse në këtë drejtim.

”Duke vlerësuar se respektimi i masave, ndihmon në parandalim të përhapjes së pandemisë, aktivitetet policore në këtë drejtim janë të vazhdueshme në çdo kohë (24/7) dhe të shtrira në tërë territorin e vendit”, u tha nga Policia e Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pesë vdekje si pasojë e virusit COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 327 raste të reja të këtij infeksioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments