Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaSindikata e Pavarur e RTK-së kërkon nga Komisioni parlamentar për Media shkarkimin...

Sindikata e Pavarur e RTK-së kërkon nga Komisioni parlamentar për Media shkarkimin e bordit të RTK-së

Sindikata e Pavarur e RTK-së në përbërje të kryetarit Fadl B. Hoxha, nënkryetares Albana Murseli si dhe anëtarëve të kryesisë Milot Ibrani dhe Fiorda Domi, është takuar sot me u.d. kryesuesen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lilën si dhe kryetaren e Komisionit parlamentar për Medie, Doarsa Kica Xhelilin.

Në komunikatën e Sindikatës thuhet se ata kanë informuar për gjendjen e rëndë në transmetuesin publik si pasojë e paligjshmërive të shumta.

Ata madje kishin ofruar edhe dëshmi për shkelje nga bordi i RTK-së,

“Përfaqësuesit sindikal i njoftuan znj. Lila dhe Kica me gjendjen e rëndë në Transmetuesin Publik si pasojë e paligjshmërive të shumta duke filluar nga përzgjedhja e drejtorit gjeneral, pengimi  i Auditorit kombëtar në auditimin e pasqyrave financiare të RTK-së, punësimet dhe avancimet pa kontrollë e pa kritere.Sindikalistët i ofruan si dëshmi zonjës Lila dhe Kica një kopje të vendimit të Inspetkoratit të Punës në të cilën thuhet se Bordi i RTK-së dhe drejtori gjeneral i saj e kanë zgjedhur në mënyrë të paligjshme drejtorin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesit sindikalë kërkuan nga deputetja Mimoza Kusari Lila që urgjentisht t’i nisin procedurat për shkarkimin e bordit të RTK-së,  i cili sipas tyre ka dështuar t’i kryejë detyrat e punës konform ligjit dhe rregulloreve të RTK-së.

Tutje në njoftim theksohet se nga sindikalistët u kërkua që të trajtohen me prioritet çështjet e pazgjidhura siç janë prona, objekti dhe ligji i ri për transmetuesin publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments