Saturday, June 10, 2023
HomeTop LajmetSi të ushqehemi drejt gjatë muajit të Ramazanit - Dr.Rabit Sadiku PhD...

Si të ushqehemi drejt gjatë muajit të Ramazanit – Dr.Rabit Sadiku PhD Aku-punkturolog Nutricionist

Të ushqyerit gjatë muajit të agjërimit, bamirësisë dhe lutjeve ndryshon nga jeta e përditshme. Është shumë e rëndësishme që të i kushtojmë vëmendje se çfarë lloji dhe sa çfarë ushqimi do të marrim, duke pasur parasysh se çfarë ushqime duhet të largojmë dhe  cilat pije duhet pirë.

Si të ushqehemi drejt gjatë muajit të Ramazanit 

Autor : Dr.Rabit Sadiku PhD Akupunkturolog – Nutricionist  

 

“Edhe këtë vit,  agjërimi është i gjatë, dhe nga iftari deri në syfyr kemi vetëm pak orë për konsumin e ushqimit dhe pijeve. Duke pasur parasysh këtë, dhe faktin se muaji i Ramazanit është në pranverë, me temperaturë të lartë të , më e rëndësishme është që trupi ynë të marrë sa më shumë ujë për  të i ikur dehidratimit sepse kjo mund të çojë në humbje të përhershme të qelizave të njeriut,

Për shkak të rrezikut potencial të dehidrimit, është e rekomanduar për të gjithë ata që janë të angazhuar në punë të rënda fizike dhe të cilët janë të detyruar të punojnë nën ndikimin e ajrit dhe temperaturave të larta të marrin ushqime te cilat rrisin indeksin e ngopjes.

 

 

Për këtë Ramazan këshilla jonë  është konsumimi i ushqimeve  që rrisin indeksin e ngopjes.

“Në mëngjes “Syfyr “ duhet të merren ushqime  që përmbajnë proteina dhe lipide – Mishi është me vlera të larta të proteinave dhe lipideve. Ky lloj i ushqimit  zgjat më shumë për tu tretur,  mishi në çdo formë duhet të jetë i përgatitur me avull.

 

Përveç mishit, janë po aq të mira dhe vezët që përmbajnë një indeks pak më të lartë të plotësimit të urisë, dhe  se çmimi është shumë i  arsyeshëm duke patur parasysh gjendjen ekonomike në Kosovë.

Në mëngjes ( Syfyr) do të konsumojmë dy-tre vezë, në varësi të peshës trupore. Këtu  duhet të themi se njerëzit që kanë kolesterolin e lartë të mos e hanë të verdhtë  e vezës por të hanë të bardhtë e vezës. Të konsumohen produktet e qumështit siç është  djathi.Te  djathi është e  nevojshme që të i kushtoni vëmendje  kripës, e cila nuk duhet të jetë me sasi të madhe, duke pasur parasysh se në këtë rast rrit nevojën për futje ujit në trup.

 

Nga  ushqimet bimore për “Syfyr “ rekomandohen ushqime bimore me proteina, dhe bishtajore, të tilla si fasule, bizele, sojë etj. të cilat organizmin e mbajnë për  një periudhë më të gjatë në gjendje të ushqyer.

 

“Për të qenë të ngopur  është e rekomanduar për të konsumuar dhe arra (arra, bajame, lajthi). Të gjithë këto përmbajnë proteina të vlefshme bimore dhe lipide, dhe  ndikojnë në gjendjen e shëndetit për shkak permbajtjes se vitaminës E, acide yndyrore esenciale, magnez etj

 

Mundësisht mund të hani edhe  peshkun i konservuar.

Gjithashtu, konsumi të moderuar  si sallami gjysmë-thatë dhe të thatë për Syfyr mund të ndihmojë për të ruajtur ndjenjën e ngopjes për një periudhë më të gjatë gjatë ditës.

Kur është fjala për pije, përveç ujitë mund të pini kafe, sepse kafeina lidhet me ujë, pastaj çaj të zi, veçanërisht ndihmon gjatë ditëve të nxehta të verës, sepse ajo përmban fuqi dhe mund të gjithashtu redukton djersën. Nga ana tjetër, në kohën e Syfurit nuk është i rekomanduar konsumi i ushqimeve me nivel të ulët të ngopjes, sikur : patate, makarona, , pastaj qumësht, lëngje …etj

 

 

Iftari apo darka duhet të jetë e pasur me:  makarona ,fruta, perime …

Duhet  pasur parasysh se gjatë ditës kemi bërë pastrimin e trupit dhe dehidratim të tij ,  Është e rekomanduar për iftar dhe këtë e thotë dhe tradita, agjëruesi prish agjërimin e tij me ujë, dhe pastaj merr edhe ushqimin.

“Uji që ne kemi pirë, ndër të tjera, do të përmirësojë hidrolizën dhe enzimet e ushqimit që do konsumojmë. Marrja e yshqimeve me sheqer  është e mirë që menjëherë rigjallëron trupin në këtë rast do rekomandaja : shalqi , kumbull dhe kajsi.

 

“Për iftar duhet ngrënë ato ushqime të cilat kanë një indeks të ulët të ngopjes dhe kjo është kryesisht e lidhur me fruta dhe perime. Kur bëhet fjalë për fruta, mund të konsumojmë shalqi, pjepër, qershi, luleshtrydhe, mollë,, manaferra, pjeshkë, kajsi …

 

Perimet përfshijnë : domate, tranguj, kungull, qepë të kuqe dhe të bardhë, karrota, majdanoz  etj . Mund të përdoren gjithashtu prodhime me  bazë të miellit, të tilla si : pica dhe makarona, bashkë me  lëngje dhe pije freskuese.

Në periudhën ndërmjet Iftarit dhe Syfyrit  duhet të marren  fruta të ndryshme.

Gjatë Ramazanit, mund të konsumohet   sallami i pjekur në skarë dhe të skuqura në vaj.

Kur është fjala për ëmbëlsirat  mund të konsumohen menjëherë pas Iftarit, por jo shumë.

Në rastin e çokollatës, rekomandohet çokollata  e zezë me 75 % kakao, sidomos tek ata që kanë diabet.

Gjithsesi aktiviteti i lutjeve  gjatë taravisë do ta përmirësojë qarkullimin ,rrjedhën e gjakut  dhe metabolizmin. Kjo  do na mundësojë që të ndjehemi më mirë.

Këshilla te dobishme

-Ujë, dhe sa më shumë ujë … Pas Iftari deri në Syfyr. Të pihet uji  gjatë  iftarit  dhe pas iftarit edhe në syfyr sidomos gjatë ditëve të ngrohta.Duhet pirë së paku 2 litra.

Ta mësoni rëndësinë  e baraspeshës , harmonisë …Gjatë agjërimit , trupi ynë mbetet pa materje ushqyese të  cilat i nevojiten. Është  shumë me rëndësi një  balansim i ushqimit kështu që  organizmi të ketë përmbajtje ushqimi nga secili grup.

Mendoni për  altermativatZëvendësoni pjekjen e thellë në vajë, zierjen dhe zgarën, ushqimin e vështirë ta  zbërtheni në  alternativa.Shembull, në vend të ëmbëlsirave dhe çokoladës merrni Pemë dhe Jogurt.

– Fitnesi dhe  Agjerimi mund te shkojne bashke… Ata që merren me  Fitnes mund të vazhdojnë me rutinën e ushtrimeve cdo ditë,Ushtrimet pasive për një  qarkullim më të mirë  të gjakut dhe sistemit të organizmit, kardiofitnesi është fitimprurës kur agjëroni deri sa nuk e teproni.

– Më shumë proteina dhe të shmanget kripa sidomos në Syfyr…Për  syfyr preferohet ushqim i cili trupit i jep energji të mjaftueshme  për  disa orë. Duhet të  fokusoheni në ushqim që tretet më ngadalë, proteina dhe fibra.Ushqimet me  drithëra sikur orizi etj.

– Iftari është koha për ujë, hurma dhe ushqim të balansuar…
Muslimanet sipas traditës fillojnë me hurma e cila shkencëtarisht është  treguar shumë e  shëndetshme.Ushqimi i pasur me energji dhe sheqerna  natyral është  e shkëlqyeshme për të fituar  energji dhe shpejt lirohet nga organizmi. Lëngjet e  freskëta, pemët sikur hurma janë ideale.Ndërsa për ushqimin  duhet marrë patate, oriz, bukë ,perime, proteina ( mish apo peshkë) dhe produkte të  qumshtit për shkak të yndyrave natyrore që kanë.

– Marrja e energjisë pa ushqime… Gjatë punës duhet marrë disa pushime në menyrë që të  ruajmë energjinë. Mund të shetisim shkurt, të merremi me gjëra  që na ruajnë energjinë, meditime dhe ushtrime të frymëmarrjes etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments