Friday, December 2, 2022
HomeLajmeKosovaShtrihet dora e pajtimit në mes dy familjeve në Istog

Shtrihet dora e pajtimit në mes dy familjeve në Istog

Të shumta janë rastet kur shqiptarët janë treguar solidar në shumë aspekte.

 

Por padyshim se falja e gjakut është një nga gjërat më të mëdha që mund të bëjë çdokush që preket nga ndonjë tragjedi.

Kësisoj në emër të gjakut të dëshmorëve së fundi janë pajtuar dy familje në Istog, familja Hakaj dhe Lipaj. Pikërisht sot familja Hakaj ia shtriu dorën e pajtimit familjes Lipaj në fshatin Orrobërdë.

Kjo është bërë e ditur nga  deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, transmeton lajmi.net.

Berisha tha se ky rast duhet të shërbejë si shembull për të gjithë, për atdhedashurinë dhe respektin.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të shënuar,në emër të gjakut të Dëshmorëve, u pajtuan dy familje, Hakaj dhe Lipaj. Le të shërbejë shembulli i tyre për të gjithë, si shembull atdhedashurie dhe respekti për ata që u sakrifikuan në themelet e lirisë së Atdheut.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments