Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaSHSKUK konfirmon lajmin për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë

SHSKUK konfirmon lajmin për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë

Imri Jashari është shkarkuar sot nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar edhe zyra për informim në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës .

Nga kjo zyrë kanë thënë se Jashari është ulur në detyrë.

“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se Komisioni Disiplinor, ka vendosur ta ulë nga detyra e drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë”.

Lajmin për shkarkimin e Jasharit e ka konfirmuar mëherët  edhe kryetari i këtij komisioni, Florim Zejnullahu.

Ai ka thënë se Jashari ka të drejtë ankese për vendimin e marrë.

Ndërsa, vendimi për shkarkimin e tij është bazuar në raportin e Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj të këtij viti, në orën 12:00 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments