Wednesday, May 12, 2021
HomeBotaSHBA/ Shkon në rreth 600 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

SHBA/ Shkon në rreth 600 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 574.343, prej të cilëve 958 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.232.267, me 55 mijë raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,73 milionë raste të konfirmuara dhe 61.587 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 142 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 98 milionë dozën e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments