Sunday, May 16, 2021
HomeShëndetësiSëmundjet e mishrave dhe si të kujdeseni për dhëmbët e shëndetin oral

Sëmundjet e mishrave dhe si të kujdeseni për dhëmbët e shëndetin oral

Dhëmbët e bardhë, të shëndetshëm e simetrikë luajnë një rol të rëndësishëm për të pasur një buzëqeshje të bukur. Por jo rrallëherë moskushtimi i vëmendjes së duhur ndaj shëndetit oral, bën që të shfaqen komplikacione nga më të ndryshmet, duke përfshirë këtu dëmtimin e dhëmbëve apo të mishit të tyre.

Njomëza Belegu Halimi Stomatologe ,Specialiste e Kirurgjise Orale dhe Yll Halimi stomatolog Specialist i Sëmundjeve të dhembit e në një intervistë për lexuesit e portalit Bota Sot E Re na tregojnë për Sëmundjet e mishrave dhe si të kujdeseni për dhëmbët e shëndetin oral

Higjiena dentare është një komponent i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e dhëmbëve dhe të kavitetit oral, por për të gjithë organizmin në përgjithësi. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe t’i japin rëndësinë e duhur higjienës dentare pasi është çelësi kryesor për dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm.

 

Cilat janë pasojat që mund të sjellë dëmtimi i mishrave të dhëmbëve?

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është shumë e përhapur dhe një ndër shkaktarët kryesorë të humbjes së parakohshme të dhëmbëve natyralë. Nëpërmjet një higjiene të mirë dentare, dekursi i kësaj sëmundjeje do të jetë shumë më i ngadaltë. Përveç higjienës së përditshme shumë e rëndësishme është dhe pastrimi profesional tek mjeku stomatolog. Një metodë inovative krahas metodës tradicionale të pastrimit profesional është përdorimi i aparaturës airflow, e cila pastron në thellësi cipat, xhepat dentarë, urat si dhe implantet.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Sa shpesh rekomandohen vizitat tek mjeku stomatolog?

Vizitat dhe pastrimi profesional te mjeku stomatolog rekomadohen të bëhen 2 herë në vit, pasi në këtë mënyrë mund të evidentohen në një periudhë të hershme problemet dentare dhe ndërhyrja në këtë fazë ndihmon që të mos agravohet problemi duke parandaluar ndërlikime të mundshme.

 

Si mund të parandalohet prishja e dhëmbëve?

Përveç higjienës së mirë, shumë i rëndësishëm në parandalimin e prishjeve të dhëmbëve janë edhe përdorimi i fluorit që ushqen dhe forcon dhëmbët. Gjithashtu, rekomandohet përdorimi i silantëve që aplikohen kryesisht tek fëmijët sapo dalin dhëmballët e përhershme, përdorimi I një diete të shëndetshme ushqimore me sa më pak karbohidrate si dhe eliminimi i veseve të ndryshme. Më mirë të parandalosh se sa të kurosh.

 

Cilat janë trajtimet inovative në fushën e stomatologjisë gjatë viteve të fundit?

Koncepti i trajtimit të dhëmbëve është gjithmonë e më shumë duke u afruar drejt trajtimeve që janë minimalisht invazive dhe që ruajnë sa më shumë strukturën e dhëmbëve natyralë. Një ndër këto metoda janë fasetat Emax, të cilat janë punime shumë të holla dhe fine që aplikohen mbi sipërfaqen e dhëmbit pa e dëmtuar atë duke i siguruar pacientit estetikë dhe qëndrueshmëri maksimale. Metoda të tjera të trajtimit të dhëmbëve janë edhe punimet pa metal, si koronat e plota porcelani, koronat Emax si dhe punimet me metale fisnike siç janë paladium porcelan, arplatin porcelan.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Çfarë rekomandohet për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë?

Zëvendësimi i dhëmbëve që mungojnë mund të bëhet me metoda të ndryshme siç janë implantet, urat dhe protezat dentare. Implantet dentare janë vida që vendosen në kockë dhe imitojnë rrënjën e dhëmbit natyral duke mos dëmtuar dhëmbët e tjerë në kufij me hapësirën siç mund të ndodhë në rastin kur realizohen urat. Gjithashtu, implantet ndihmojnë në qëndrueshmërinë e protezave totale në rastet kur bëhen proteza mbi implantet.

 

Cilat janë disa nga rekomandimet tuaja për një buzëqeshje sa më të bukur?

Pacientët duhet të përqendrohen gjithnjë e më tepër në ruajtjen e dhëmbëve natyrale, e ky është edhe mesazhi që dua të përcjell në mënyrë që të ndryshohet koncepti i bukurisë. Pra, mbroni sa më shumë dhëmbët tuaj, sepse buzëqeshja është aksesori më i mirë që mund të keni kurdoherë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments