Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeSelmanaj thotë se ajo çfarë do shohim edhe pak me Qeverinë Kurti,...

Selmanaj thotë se ajo çfarë do shohim edhe pak me Qeverinë Kurti, do ta kishte zili edhe “xhaxhi Enver”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka komentuar reagimin e Qeverisë pasi kryeministri Albin Kurti nënshkroi një dokument ku si kryeministrër i Kosovës shkruhej emri i Avdullah Hotit, paraardhësit të tij.

Selmanaj ka shkruar se edhe pak, Qeveria e re do ta shfaqë atë që “edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili”

“Shhhhh🤫!

“Edhe muret kanë veshë”!
“Armiku i brendshëm”në aksion!..
Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili”, ka shkruar Selmanaj.

Në njërin prej dokumenteve të publikuara në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës nga mbledhja e djeshme është parë nënshkrimi i kryeministrit, Albin Kurti, mbi letrën ku figuronte ende emri i Avdullah Hotit si kryeministër. Për këtë kanë raportuar mediat, derisa ka reaguar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Kryeziu ka drejtuar gishtin nga administrata në Zyrën e Kryeministrit, duke thënë dokumentet e shtetit po rrjedhin në media, përpara se të ndahen me zyrtarë. Gjithashtu zëdhënësi i Qeverisë thotë se shkresat e Qeverisë nga të njejtët po përgatiten edhe me gabime teknike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments