Friday, May 7, 2021
HomeLajmeKosovaSektori privat do të punojë pa pushim, derisa institucionet marrin katër ditë...

Sektori privat do të punojë pa pushim, derisa institucionet marrin katër ditë pushim këtë muaj

Në Kosovë në vitin 2021 ka gjithsejtë 12 ditë pushim, katër prej tyre janë këtë muaj.

I gjithë sektori privat do të punojë pa pushim.

Mirëpo e njëjta nuk vlen për institucionet të cilat kanë 12 ditë të ndara brenda vitit nga shteti që për ditë dhe festa të veçanta të pushojnë.

E vetëm gjatë muajit maj të gjithë punonjësit e sektorit publik do të pushojnë për katër ditë.

Në festat zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme më dy dhe tre maj do të ketë pushim në të gjitha institucionet.

Mirëpo dita e punëtorit e cila është më 1 maj do të zëvendësohet me të hënën.

Erblin Hoxha koordinator në Lëvizjen FOL thotë që në këtë mënyrë do të ketë vështirësi në kryerjen e punëve nga të gjithë zyrtarët.

Hoxha shton se një ligj i tillë duhet të ndryshohet sa më parë.

E sipas tij duhet të bëhet një diskutim më i thellë me grupet e interes për të vendosur se cilat ditë duhet të jenë pushim.

Ndërkohë edhe shumicës së qytetarëve iu duket e panevojshme ndërlidhja e tillë e pushimit.

Ditë tjera të cilat do të jenë pushim këtë muaj janë me 10 dhe 13 maj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments