Tuesday, July 27, 2021
HomeBotaSamiti Biden-BE ka në agjendë dialogun Kosovë-Serbi

Samiti Biden-BE ka në agjendë dialogun Kosovë-Serbi

Brukselin e ka vendqëndrim për dy ditë.

 

Derisa të hënën është në takim me gjithë liderët e shteteve anëtare të NATO-s, të martën Presidenti amerikan, Joe Biden e përfaqëson shtetin e tij në Samitin e madh Bashkimi Evropian –Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

BE-ja në Samit përfaqësohet nga Kryetarja e Komisonit Ursula Von Der Leyen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Nga zyra e Michel, kanë njoftuar se udhëheqësit pritet të trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh të quajtura të shqetësimit të përbashkët.

Këtu përfshihen ndryshimet klimatike, tregtia, investimet, COVID-19,teknologjia dhe punët e jashtme.

Te kjo pika e fundit siç i tha Klan Kosovës një zyrtar evropian që nuk deshi t’i përmendet emri padyshim se hyjnë diskutimet për Ballkanin Perendimor e dialogun Kosovë-Serbi.

Por se a do të përfshihen këto tema në deklaratën e përbashkët që planifikojnë ta lëshojnë në fund të Samitit treshja Biden-Von Der Leyen-Michel është çështje e pavendosur.

Njohësit e proceseve euro-atlantike në Kosovës, thonë se duhet pritur thirrje nga Samiti na adresë të Ballkanit Perëndimor për integrim në BE e NATO, si dhe mbrojtjen e integritetit territorial të të gjitha vendeve por edhe fuqizimin e demokracive e sundimit të ligjit.

“Pas zgjedhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë së Veriut, natyrshëm e gjithë vëmendja e aleatëve transatlantik tani do kalojë tek përmbyllja e dialogut Kosovë – Serbi si çështje e fundit e hapur në Ballkanin Perëndimor. Duhet pritur të përsëritet thirrja e partnerëve transatlantik për përkushtimin e palëve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes të dy vendeve.” tha Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments