Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaSallahu thotë se pas konferencës do të shkojë në Prokurori, përmend edhe...

Sallahu thotë se pas konferencës do të shkojë në Prokurori, përmend edhe emrin e ish-ministrit Selim Selimi

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka dhënë më shumë detaje rreth shkeljeve që ka evidentuar Ministria Drejtësisë lidhur me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Ai tha se rasti ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.

“Bëhet fjalë për një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku bëhet fjalë për 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror. Kontrata që është lidhur ndërmjet drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaçi dhe ish-ministrit Selim Selimi në njërën anë dhe kompanisë të regjistruar pas afatit përmban huqje ligjore ku baza që janë mbështetur nuk i jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektar e 12 ari e 17 metra katror”, ka thënë Sallahu.

Sipas tij akterët e përfshirë në këtë kontratë kanë dëmtuar buxhetin e shtetit duke i dhënë në shfrytëzim një kompanie private në vlerë prej 2100 euro, teksa e njëjta në vlerën e tregut kushton 50-100 mijë euro.

“Akterët e përfshirë në këto veprime grabitqare të buxhetit të shtetit kanë lidhur kontratën e cila jep në shfrytëzim pronën e MD dhe SHKK për një kompani private, dhe në këmbim është marrë çmim banal, prej 2100 euro në muaj në lokacionin ku vetëm 1 ari sipas vlerë së tregut kushton nga 50-100 mijë euro. I është dhënë e drejta qiramarrësit që të demolojë hotelin Vicianum dhe objektet përreth që kanë shërbyer për rehabilitim të burgosurve me dënime të lehta”, tha Sallahu.

Sallahu më tutje deklaroi se menjëherë pas përfundimit të konferencës, këtë dosje me të gjeturat nga ministra do ta dorëzojnë edhe në prokurori për ta hetuar më tutje rastin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments