Sunday, May 16, 2021
HomeBotaRusia e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Rusia e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Rusia është e gatshme të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi, nëse kjo e fundit kërkon, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko.

Ai në një intervistë për mediumin rus “Sputnik”, përcjell “B92” të enjten, ka thënë se edhe ashtu Rusisë i takon të përfshihet, pasi është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe se çështja e Kosovës është temë në këtë organizatë.

Sipas tij, qëndrim i Rusisë është se vetëm një marrëveshje që plotëson interesat e Serbisë mund të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments