Saturday, April 1, 2023
HomeLajmeKosovaRron Gjinovci kritikon Qeverinë Kurti: Me ia pas lanë një zyrtari të...

Rron Gjinovci kritikon Qeverinë Kurti: Me ia pas lanë një zyrtari të Listës Srpska, s’kish ditë ma mirë

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar Qeverinë Kurti për masat e marra së fundi në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

 

Ai ka thënë se masat janë të dështuara dhe bizneset janë dëmtuar pa asnjë nevojë.

Ai shkroi se dëmi që i është shkaktuar bizneseve do të kompensohet vetëm pjesërisht nga buxheti, çfarë përbën dëm të dytë ekonomik.

Gjinovci madje tha se me ia pas lanë ndonjë zyrtari të Listës Serbe me dizajnu një fiasko ekonomike për Kosovën, nuk e di nëse kish dit më mirë me e aranzhu.

Shkrimi i ti i plotë:

Masat e Qeverisë janë të dështume komplet. Pushimet masive në Shqipni dhe natyra gjysmake e masave e kanë pamundësu uljen e numrit të infektimeve, çka është edhe qëllimi i deklarum i masave.

Meqë rastet nuk ulen, i bjen që bizneset janë dëmtu kot, pa asnjë nevojë.

Dami që iu është shkaktu bizneseve do të kompensohet pjesërisht nga buxheti, çka përbën damin e dytë ekonomik për vendin. (Ndërkohë rastet e infkektimeve nuk do të ulen).

Javën tjetër kur ndodhë hapja është Ramazan, e bizneset do të vazhdojnë me punu ma dobët. Rimëkambja e tyne do të ndodh shumë ma ngadalë se normalisht.

Konkludim: me ja pas lanë naj zyrtari të Listës Srpska me dizajnu një fiasko ekonomike për Kosovën, s’di a kish ditë kaq mirë me e aranzhu. Unë nuk besoj që këtë e bani me qëllim Qevetia Kurti, por e bani nga mosdija e veshun me petkun e fitimtarit arrogant.

“E keqja vjen nga mosdija” ka pas thanë para ma shumë se 2 mijë vjetve njoni në Greqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments