Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaRreth 80 banorë të Kryshecit të Pejës dyshohet se janë helmuar nga...

Rreth 80 banorë të Kryshecit të Pejës dyshohet se janë helmuar nga ujë i pijshëm

Rreth 80 banorë të Kryshecit të Pejës janë ankuar se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Kompania që menaxhon ujërat në këtë zonë, “Hidrodrini”, po e mohon një gjë të tillë.

Banorët dyshojnë se në ujin e pijshëm eshtë hedhur ndonjë lëndë helmuese, që për pasojë ka ndikuar në shëndetin e shumë qytetarëve.

“E gjithë familja jemi helmuar dhe jemi në kujdes mjekësor. Kemi pyetur edhe fqinjët tanë që përdorin ujin e njëjt dhe të gjithë janë në situatë të njëjt. Shumica jemi duke përdorur infuzion. Ka tre ditë që jemi në këtë situatë nga papërgjegjësia e dikujt. Kryesisht kemi temperaturë e barkqitje. Na është dhënë njoftimi që mos të përdorim ujin e pijshëm për një kohë” ka thënë njëri nga banorët e Kryshecit në kushte anonimiteti për Indeksonline.

IndeksOnline është interesuar në lidhje me këtë rast duke pyetur kështu në KRU”Hidrodrini”, se cfarë kishte ndodhur e pse erdhi deri tek ky helmim.

Kryeshefi Ekezekutiv i KRU “Hidrodrini”, Agron Tigani tha për IndeksOnline se kanë dal menjëherë në terren për të parë situatën dhe se sipas tij është e çuditshme se si ka ndodhur që vetëm banorët e këtij fshati kanë pasur këso ankesa, derisa nga po i njëjti ujësjellës furnizohen me ujë të pijshëm edhe banorët e 4 fshatrave të tjerë të Pejës,

“Kemi dal në terren, e kemi marrë shqetësimin, nga ai gyp nga ia rrjet furnizohen 5 fshatra, janë edhe fshatrat e tjerë çudi që ata me u helmu. Çka kemi ba ne si aktivitet e kemi thirr menjëherë institutin janë dal në terren, i kanë marrë analizat”, tha ai për IndeksOnline.

Derisa bëri të ditur se kanë dal me një njoftim për banorët e këtij fshati që mos ta përdorin këta ujë për pije derisa të dalin me analizat e sakta se a guxon apo jo të përdoret.

Në anën tjetër Feride Gjoci nga Sektori i Kualitetit të Ujit brenda “Hidrodrinit”, ka treguar për IndeksOnline se tashmë kanë marrë analizat dhe se sipas tyre rezulton që të gjitha parametrat e ujit janë sipas standardeve të lejuara për pije.

“Kemi dal në vend të ngjarjes në fshatin Kryshefc, janë dal edhe menaxheri i njësisë së Deçanit me një punëtor. E kemi marrë mostrën dhe parametrat që maten në vend, Ph, turbullira dhe klori, kanë qenë në nivel sipas standardit, as s’ka pas turbullirë, klor ka pas në rrjet dhe Ph ka qenë në vlerë të duhur”, tha Gjoci.

Gjoci ka treguar se kanë marrë mostra edhe tek familja e parë që është ankuar ajo e Gani Berishës si dhe tek xhamia e fshatit Kryshefc si dhe në fshatin Prapaçan.

“Kemi marrë mostrat bakteriologjike dhe kime tek familja që është ankuar, familja e e Gani Berishës dhe e kemi marrë tek xhamia e Kryshefcit në qendër dhe në fshatin Prapaqan. Mostrat edhe kimike edhe bakterelogjike janë krejt në kufi normal, që i përgjigjen standardit për ujë të pijes.
Në bazë të këtyre parametrave s’ka pasur mundësi të vije tek kontaminimi i ujit as nuk ka pas mundësi me u ba kurgjo”, nënvizoj ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments