Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaRrahje si nëpër filma me karrige e shishe qelqi në një lokal...

Rrahje si nëpër filma me karrige e shishe qelqi në një lokal në Kamenicë, publikohet video

Të dielën rreth orës 15:30 në fshatin Rogaqicë të Kamenicës ka ndodhur një rrahje në një lokal, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Sinjali raporton se rrahja ka ndodhur në një kafene që quhet “Pronto”, e cila gjendet në afërsi të xhamisë së fshatit. Në këtë rrahje, janë përdorur edhe mjete të forta.

Sipas raportimeve, disa persona e kanë sulmuar viktimën A.S i lindur më 01.05.1983 në Shipashnicë.

Por çka çoi drejt kësaj rrahje?

Gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshjeje mes A.S dhe E.K.

Raportohet se personi në fjalë A.S, është rrahur nga dy të dyshuar me karrige druri e me shishe qelqi, derisa ka pësuar edhe lëndime trupore.

Të dielën rreth orës 15:44, Policia u njoftua përmes telefonit nga A.S për këtë sulm.

Personat e përfshirë në rrahje raportohet se kanë pasur edhe më herët probleme mes vete.

Në kafene, ishin edhe disa persona tjerë në distancë. Kur dy të lartëpërmendurit kishin nisur mosmarrëveshjen verbale, këta të tjerët i kishin kërkuar të mos flisnin me arsyetimin se “nuk po ua duronin muhabetet”.

Viktimës në këtë rast A.S, i kishin kërkuar që “këto biseda t’i bëjë jashtë kafenesë”.

Por, A.S u kishte kthyer përgjigje duke u thënë “mos u përzieni në këtë çështje”.

Pas pak minutash, të dyshuarit ishin ngritur nga tavolina për t’iu afruar A.S dhe nisin ta sulmojnë.

Përveç që është përdorur karrigia nga druri, rrahja ndodhi edhe me grushte e shqelma.

Si pasojë, sipas burimeve të Sinjalit, viktima A.S në mënyrë që të vetëmbrohet ka tentuar t’i sulmojë edhe ai duke i goditur, mirëpo disa persona tjerë që ishin në kafene, kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pas këtij momenti, të dyshuarit janë larguar nga lokali dhe kanë dalë jashtë.

Por çka ndodhi pastaj?

Me të dalë nga lokali, të dyshuarit tentojnë ta vazhdojnë rrahjen.

Sipas dëshmitarit F.K, të dyshuarit ia mësyjnë një veture të tyre BMW, dhe nga aty nxjerrin dy shkopinjë të bejsbollit, mirëpo dëshmitari nuk i lejon të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments