Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaRidvan Berisha thotë se ky vend ka nevojë për gjak, më pas...

Ridvan Berisha thotë se ky vend ka nevojë për gjak, më pas thotë se ishte “test”

Gazetari Ridvan Berisha ka shkaktuar reagime me një deklaratë që bëri mbrëmë para mesnate, në të cilën tha se Kosova ka nevojë për gjak.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka ardhë në pushtet me ftesën për gjak, dhe thotë se pa e kaluar këtë fazë, Kosova nuk mund të ketë normalitet.

“Ky vend ka nevoje per gjak, perfundimisht, LVV ka ardhe ne pushtet me ftsen per gjak, pa e kalu kete faze nuk mund te kemi normalitet, Gerrnaqat qe jetojne lluksin perendimore duhet ta dijne kete, por mos vajtoni pastaj”, kishte shkruar Berisha.

Pasi kjo deklaratë e tij mori reagime të shumta, ishte vetë Berisha që e arsyetoi deklaratën e tij duke thënë se ishte vetëm një ‘test’.

“Po e shoh qe ka pas reaksion alergjik statusi im i mbremshem, me komentues te shumte qe mbajne ligjerata e moral per fjalen publike. Ore e çast kjo shoqeri i perdore te njejtat fjale, e kur te shkruan mbi realitetin e diskursin e kafeve, te jetes se perditshme, qohen e t’mbajne moral. Test shume interesant nga ana ime”, shkroi Berisha.

Po ashtu ai tha se nuk është për gjak dhe urrejtje, por sipas tij, ishte test interesant që të religjitimojë ekzistencën e urrejtjes në habitatin tonë.

“Per sa kohe qe jane ne pushtet sjellen si sudez, ne rregull mire shume, e dje ne opozite si rrugaq. Po kjo shoqeri ne mase te madhe i duartrokiti dhunes brutale kunder institucioneve. Paj gjo mbi kete toke s’kane lane pa bo. Per memorien tuaj keqyrne çka ka ndodhe ne 10 vjetet e fundit e statusi im ju duket hallve. Natyrisht se une nuk jam per gjak e urrejtje por ishte test interesant me e rilegjitimu ekzistencen e urrejtjes ne habitatin tone, tashme pernjehere u demantu se nuk jemi shoqeri me vlera emancipuese suedeze, jetojme ne moçalin e urretjes, kaq”, thuhet në reagimin e tij.

Ai thotë se gjithë jetën e tij ka qenë avokat i zëshëm për mërgatën.

“Test, test, test, perdoreni gjuhen e çdoditshme, shkruani origjinalitetin e mendesise tone dhe e shikoni se si ne sjellemi me dy fytyra. Perndryshe te gjithe ata qe kane memorie, une ne krejt angazhimin tim ne jeten publike kam qene avokat i zeshem per mergaten tone! Testoni mendesine, eshte puna me e thjesht!”, shkroi krejt në fund Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments