Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaReshjet e shiut në Kamenicë, degët e pemëve bien mbi vetura

Reshjet e shiut në Kamenicë, degët e pemëve bien mbi vetura

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka treguar se nga të reshurat e shiut sot disa degë të pemëve kanë shkaktuar dëme në disa vetura.

Kastrati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shtabi emergjent komunal bashkë me zjarrfikësit kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për vlerësim të situatës, e më pas edhe kanë larguar drunjtë e rënë.

“Uroj që këto të reshura të mos shkaktojnë dëme të mëdha në komunën tonë, ashtu siç ishin ato parapraket. Por, për çdo situatë ne jemi në gatishmëri të plotë për menaxhim të situatës. Një bravo e madhe për zjarrfikësit dhe kolegët nga komuna për intervenimin e shpejtë. Ps: Ju lutem që për çdo eventualitet të lajmëroni Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, shtabin emergjent, si dhe zjarrëfikësit”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments