Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaRemi tregon pse është në listën e zezë të SHBA-së

Remi tregon pse është në listën e zezë të SHBA-së

Ish-komandantin i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi ka treguar arsyen pse është pjesë e listës së zezë të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës për cka tha se nuk ndihet fare mirë kur e mendon.

Mustafa në Pressing të T7 ka thënë se arsye ka qenë lufta në Maqedoni e në Preshevë.

I pyetur se a kanë bërë kërkesë që të hiqet nga kjo listë ai tha se nuk njohin mekanizmi se si të bëjnë një kërkesë të tillë.

“Ka qenë lufta në Maqedoni në Preshevë. Janë rrethana të tjera ne pse gjendemi, një numër i caktuar. Është telashe, ne nuk i njohim ata mekanizma qysh me shku me procedu, me bë kërkesë apo dicka të tillë”, tha Mustafa.

“Nuk hetohet dicka, me perjashtim që dihet se nuk mund të udhëtojë për në SHBA. Nuk ka sanksione të tjera të hetushme, me përjashtim që nuk ndihet mirë askush, unë nuk ndihem mirë që jam në atë listë, vetë kur më bie ndër mend, nuk ndihem mirë”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments