Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaReagon Vlora Çitaku pasi Apeli ia anuloi dënimin me burgim të përjetshëm...

Reagon Vlora Çitaku pasi Apeli ia anuloi dënimin me burgim të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

Gjykata e Apelit ia ka anuluar dënimit me burgim të përjetshëm Nuhi Mavroqanit, i cili kishte vrarë gruan me shufër metalike.

E për këtë ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo përmes një postimi në Facebook e ka quajtuar ‘të keq’ këtë vendim të Gjykatës së Apelit.

“Keq. Keq.”, ka shkruar Çitaku.

Sipas Apelit, aktgjykimi për Mavroqanin, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore.

“Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Ndryshe, sipas aktakuzës, deri te vrasja kishte ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes qiftit.

Mavroqani kishte goditur bashkëshorten e tij disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me një mjet të parpërshtatshëm të gjatë 73 centimetra.

Me këto veprime gruas i ishin shkaktuar plagë të rënda në kokë duke ia thyer edhe kafkën çka kishte qenë fatale për viktimën

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments