Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaReagim i ashpër i Saim Tahiraj-veprimtarit të çështjes Kombëtare në lidhje me...

Reagim i ashpër i Saim Tahiraj-veprimtarit të çështjes Kombëtare në lidhje me provokimin e kishës serbe në kampusin e UP-së

Që nga viti 1998, sot për herë të parë pas luftës është mbajtur meshë në Kishën serbe tek Kampusi i UP-së.

Ky veprim ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Në mesin e atyre që ka reaguar është edhe ushtaraku Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i heroit të kombit, Sali Çekaj.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të tij :

Përballë këtij provokimi shovenist të kishës shoveniste Serbe, dështoj shteti, dështuan studentët, dështuam ne si shoqëri. Kjo kishë është simbol i kryekriminelit Millosheviq, është simbol i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve! Ku ishte sot shteti? Ku ishin institucionet përkatëse që lejuan këtë provokim? Ata që sot drejtojnë shtetin, shumë herë i sulmuan dhe i dogjën institucionet e shtetit për agjenda të pakuptimta! Pse heshten sot, pse nukë reaguan sot ndaj këtij provokimi shovenist? Ku është, ku mbeti sllogani i juaj “Krejt dhe Drejt? Ju jeni mashtruesit më të mdhenjë, ju jeni asgjë! Ku ishin sot studentët? Pse nuk reaguan kundër këtij provikimi të kishës shoveniste serbe i cili ndodhi mu në pronën e tyre? Shumë organizata studentire protestojnë për gjëra të thjeshta, të parëndësishme, kurse sot heshtin ndaj këtij provokimi shovenist! Studentët historikisht ishin avangardë në proqeset vendimtare politike dhe shoqërore të kombit tonë. Sot ju e turpëruat emrin e studentit sepse treguat se jeni pa vetëdije historike kombëtare! Ju jeni n’shërbim vetëm të politikës ditore! Sikur të kishit sadopak vetëdije historike kombëtare, sot do të duhej ta rrethoni në mënyrë masovike kishen që simbolizon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe ta prngoni at provokim dhe fyerje të rëndë për shqiptarët. Ku ishte populli shqiptar që jeton në Prishtinë? Pse heshti sot dhe nukë reagoj? Pra sot dështuam si shtet dhe si shoqëri dhe ky është sinjal i fuqishëm se kemi shumë nevojë për një rivedijësim dhe ringjallje kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments