Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaRaporti i fundit i IKSHPK’së: Asnjë viktimë dhe 10 raste të reja...

Raporti i fundit i IKSHPK’së: Asnjë viktimë dhe 10 raste të reja me COVID-19

07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në total numri i rasteve aktive është 1.074.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!__________________

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments