Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaRamiz Buzhala zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Ramiz Buzhala zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Ramiz Buzhalën si kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Në njoftimin e KPK-së thuhet se ky vendim u mor në takimin e 199.

“Gjatë këtij takimi, fillimisht, u miratua Rregullorja për Dosjen e Prokurorëve e cila përcakton krijimin, përmbajtjen, mënyrën e ruajtjes, qasjes dhe menaxhimin e dosjes personale të Prokurorit të Shtetit. KPK, po ashtu, mori vendim për shpalljen e konkursit për avancimin e një prokurori në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”.

Po në këtë takim, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, ka prezantuar raportimet e kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës për periudhën janar – mars 2021.

Për arsye të skadimit të mandatit të Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, KPK shpalli konkurs për këtë pozitë si dhe caktoi ushtruesin e detyrës deri në zgjedhjen e Drejtorit të këtij Njësiti.

“Në fund, KPK mori vendim për avancimin e një prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dy prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj si dhe për transferimin e përhershëm të një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurori në Themelore në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments