Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaRamiqi tregon për përvojën e tij me Mlladiqin në kohën kur ishte...

Ramiqi tregon për përvojën e tij me Mlladiqin në kohën kur ishte luftëtar në Bosnje

Fuad Ramiqi ka treguar për përvojën e tij me kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, gjatë kohës sa ai ishte luftëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

“I kam dy momente interesante kur kam dëgjuar për Mlladiqin. E para është që kur ne shkonim në Kalinovik, duke bërë stërvitje ushtarake. Atëherë na frikësonin që në atë vend është një masë e përqendruar e ideologjisë çetnike dhe çetnikët janë aty dhe qysh në atë kohë thonin që duhet të kemi kujdes që të mos dalim në vendbanimet e tyre, sepse mund të jemi të rrezikuar nga njerëzit që veç ishin të apostrofuar si çetnik”.

Ramiqi tutje në Info Magazine në Klan Kosova, ka rrëfyer edhe që Mlladiqi nuk i është përmbajtur asnjë konvente që ka qenë i obliguar.

“Edhe fillimi i shërbimit tim në Bosnje, edhe fundi ka qenë i lidhur me Mladiqin të cilin e njohim pasi ishte i emëruar atëherë si Komandant i Forcave të Republika Srpska, meqë e njohim si ushtarak i karrierës i cili ka shërbyer. Sigurisht që fatkeqësia më e madhe është që edhe një ushtarak i karrierës i ka tejkaluar jo vetëm në aspektet tjera njerëzore, por edhe profesionale dhe morale”.

“Nuk i është përmbajtur asnjë konvente që ka qenë i obliguar dhe i ka pasë të njohura dhe ka bërë një gjenocid të paparë ose një masakër. Ai ka qenë i dislokuar dhe i ka vizituar vazhdimisht vatrat e luftimeve dhe ka qenë i zhvendosur edhe në zonën tonë në korpusin e pestë, ku unë kam shërbyer”, tha tutje ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments