Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaRafet Jashari përfshihet në një përleshje, policia po e interviston

Rafet Jashari përfshihet në një përleshje, policia po e interviston

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia  e Kosovës.

Bota Sot E Re mëson se në përleshje ka qenë i përfshirë edhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Postës, Rafet Jashari.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë, se aktualisht palët e përfshira janë duke u intervistuar.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e  Postës të  Kosovës, në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u  intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments