Monday, September 27, 2021
HomeLajmeKosovaQytetarët ndalojnë një person që dëshiroi të grabiste argjendarinë në Prishtinë, Policia...

Qytetarët ndalojnë një person që dëshiroi të grabiste argjendarinë në Prishtinë, Policia e arreston

Një tentim grabitje ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Qytetarët kanë ndihmuar që të ndalojnë të dyshuarin i cili është mbajtur nën kontroll derisa kanë ardhur Policia e Kosovës dhe e kanë arrestuar.

Kështu bën të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa I njejti është vënë nën kontrollë nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë”.

“I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments