Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosova“Qeveria ka propozuar inkasimin e borxheve të energjisë elektrike në veri nepërmjet...

“Qeveria ka propozuar inkasimin e borxheve të energjisë elektrike në veri nepërmjet një operatori”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë që një nga zgjidhjet për problemin e inkasimit të borxhit të energjisë elektrike në veri është caktimi i një operatori.

Ai tha se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që vije nga radhët e Vetëvendosjes në Komisionin për Ekonomi, ka thënë se është gjetur një plan aksional për të vepruar në veri.

“Përderisa qeveria siç e tha Ministrja jonë e Ekonomisë e kemi gjetur një plan aksional për të vepruar në veri dhe për ta shtrirë ndikim tonë me një operator atje dhe për të inkasuar mjetet që harxhohen nga konsumatorët në veri. Mirëpo një plan i tillë duhet të përpunohet dhe të vendoset shpejt në zbatim”, tha ai.

Hyseni tha se përfaqësuesit e KOSTT-it kanë deklaruar në komision se duhet të rrijnë të pavaruar nga Sistemi Elektroenergjetik të Serbisë.

“Propozimi i KOSTT-it kryeshefit dhe kryetarit të bordit ka qenë ky që KOSTT në asnjë rrethanë si entitet si transmision i energjisë por edhe neve si komision është që ne duhet të rrijmë të pavarur nga Sistemi Elektroenergjik i Energjisë i Serbisë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments