Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaQeriqi thotë se ministrja Gërvalla ka bërë deklarata skandaloze kundër UÇK’së

Qeriqi thotë se ministrja Gërvalla ka bërë deklarata skandaloze kundër UÇK’së

Derisa kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla po merrte pjesë në samitin e Berlinit, kryeministrit Kurti i ka shkuar një kërkesë për shkarkimin e saj.

Kërkesën e ka dorëzuar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK’së Xhevdet Qeriqi, nën arsyetimin se ministrja Gërvalla ka bërë akuza të pabaza ndaj UÇK’së të cilat sipas tij, i konvenojnë shumë Serbisë.

“Ka shumë arsye pse z.Kurti duhet të ndërmarrë një hap të tillë për arsye se i kemi pa deklaratat e saj skandaloze kundër UÇK’së e sidomos në shkrimin e fundit në mediat e huaja”, tha Qeriqi për RTK’në.

“Teksti i këtij shkrimi ka qenë shumë i rëndë i cili e ka dëmtuar imazhin e luftëtarëve të UÇK’së e po ashtu edhe imazhin e shtetit tonë”, shtoi ai.

“Kemi dorëzuar kërkesën te kryeministri tash varet se si do e shqyrtoj ai”, theksoi Qeriqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments