Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaPunëtorët e Telekomit ende pa rroga, Balaj: Bordi dhe menaxhmenti të na...

Punëtorët e Telekomit ende pa rroga, Balaj: Bordi dhe menaxhmenti të na nxjerrin nga kriza

Telekomi i Kosovës, dikur ndërmarrja më profitabile në vend, sot ka vështirësi në sigurimin e pagave për punonjësit. Nga Sindikata e Pavarur e Telekomit thonë se punëtorët ende nuk i kanë marrë pagat, ndërsa ka një vit e gjysmë që ato nuk ekzekutohen me rregull. Sipas tyre, tashmë pagat po ndahen në dy pjesë.

 

Përkundër që është emëruar bordi dhe menaxhmenti i ri në Telekomin e Kosovës nga Qeveria Kurti, gjendja e rëndë financiare në këtë kompani publike vazhdon të thellohet edhe më tej.

Kjo ndërmarrje e cila dikur ishte mjaft profitabile edhe për aksionarin e saj, Qeverinë e Kosovës, nuk mund quhet ndryshe përveçse e falimentuar.

Në këtë ndërmarrje përveç që nuk është duke u zhvilluar asnjë investim, kjo kompani ka vështirësi financiare edhe për sigurimin e pagave për 2 mijë e 200 punëtorët e saj.

Pagat për muajin maj ende nuk janë ekzekutuar në këtë kompani, ani pse tash e më shumë se një vit rrogat dalin pjesë-pjesë nga 50 përqind për punëtorë. Derisa Posta e Kosovës, dje ka ekzekutuar pagat për një pjesë të punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj thotë se ende nuk i kanë marrë rrogat për shkak të borxheve të mëdha dhe keqmenaxhimit në Telekom që kanë vështirësuar operimin e kompanisë.

“Jo, nuk i kemi marrë pagat. Ne kemi vështirësi për sigurimin e pagave qe një kohë. Sidomos qe një vit e gjysmë pagat asnjë herë në Telekom nuk janë marrë me kohë. pagat po ndahen në dy pjesë, 50 përqind në një datë të caktuar 50 përqind në një datë tjetër, për shkak të të hyrave të pakta dhe akumulimit të borxheve. Ajo çka është më e rëndësishme, është se edhe një pjesë e madhe e përmbaruesve e kanë vërshuar Telekomin e Kosovës dhe i bllokojnë xhirollogaritë për t’ia tërhequr mjetet Telekomit. Telekomi është një gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe besoj që hapi i parë që duhet me marrë ky menaxhment i ri, është sigurimi i pagave të punëtorëve. Sepse kësaj kompanie duhet t’i kthehet imazhi dhe vullneti për punëtorët”, thekson Balaj.

Po ashtu, kreu i sindikatës ka thënë se dordi i ri nuk duhet të ndihet komod, përkundrazi siç thotë ai, duhet të merr hapa konkret për të dalë nga kriza.

“Mos të ndihen komod bordi i ri që nuk janë takuar me ne, sepse ne jemi në vazhdimësi duke i monitoruar punën e tyre prej ardhjes qe një muaj e gjysmë, ose dy sa janë në Telekom. E dimë për afërsisht në secilin takim çka diskutohet dhe deri më sot nuk është asnjë hap konkret që Telekomi të del kriza aktuale”, thotë ai.

Në anën tjetër borxhi i Telekomit ndaj ATK-së deri më sot ka arritur mbi 7 milionë euro.

“Janë diku mbi 7 milionë euro që ATK-së nuk i janë paguar ndër vite. Përveç ATK-së është edhe Trusti pensional, i cili nuk është paguar dhe unë besoj Qeveria e Kosovës si aksionar duhet me marrë përgjegjësinë dhe me gjetur fajtorin pse është bërë ky grumbullim i këtyre mjeteve, sepse ju e dini që tatimi në pagë është i punëtorëve… Edhe pse ato mjete të cilat janë ndalur nga paga për Trustin pensional nuk kanë shkuar në vendin e duhur. Edhe kjo është një prej kërkesave, që ne kemi paraparë me shtjelluar me bordin, i cili nuk e ka paraparë të arsyeshme me na takuar”, thotë ai.

Kryetari i sindikatës thekson nevojën që gjendja financiare në Telekom të stabilizohet e cila është e rënduar që një kohë të gjatë e kjo siap tij mund të bëhet vetëm me një intervenim nga ana e aksionarit, në këtë rast, Qeevrisë së Kosovës, pasi ndërmarrja vështirë se mund të marrë veten për shkak të borxheve.

Sipas Balajt një pjesë të atyre borxheve i ka pranuar edhe ish-qeveria e kaluar, siç është rasti i njohjes së borxhit të kompanisë “Z-mobile”, e cila e ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Ditë më parë, ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. Kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, Zeqir Kiqina, dhe në vend të tij, është emëruar Burubuqe Hana.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments