Saturday, May 15, 2021
HomeLajmeKosovaPublikohet videoja e sulmit me thikë brenda xhamisë në Tiranë

Publikohet videoja e sulmit me thikë brenda xhamisë në Tiranë

Mediumi shqiptar, “Report Tv”, ka siguruar videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës në Tiranë, autori i së cilës është Rudolf Nikollaj.

 

Siç shihet në këto pamje, Nikollaj ka hyrë fillimisht me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Mesa duket një prej besimtarëve e ka kuptuar se diçka nuk shkonte dhe sapo ka parë në derë Nikollajn ka ikur me vrap duke i shpëtuar sulmit.

Por nuk ka ndodhur kështu me një besimtar tjetër që në ato momente po lexonte librin e shenjtë, Kuranin, i cili është më i lënduari nga ngjarja pasi është goditur 2 herë me thikë dhe Nikollaj është rikthyer sërish, por besimtari u largua me vrap nga xhamia.

I riu nga Burreli ka dalë edhe jashtë xhamisë, ku ka sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mesa duket në video, Nikollaj qëllon këdo që i del përpara, por ai ka arsyetuar veprimin e tij duke thënë se “e përndiqnin prej një viti” ndërsa theksoi se i njihte me fytyrë të gjithë.

“Jam përndjekur për 1 vit, i njoh me fytyrë ata që më kanë përndjekur. Shteti duhet ta dijë. Ajo që bëra s’është normale, por më kanë përndjekur ata për 1 vit. Në spital kam ndenjur 3 jave, por pasi mora ilaçet dola”, ka thënë Nikollaj në gjyq.

Ai sot është lënë në burg me kërkesë të prokurorisë, ku akuzohet për veprën penale “veprime për qëllime terroriste”, e ndërsa hetimet po kryhen nga Antiterrori.

Megjithatë, për familjarët, ky veprim nuk ka të bëjë aspak me radikalizëm, por se Nikollaj ka probleme të shëndetit mendor, që i ka shfaqur prej 6 muajsh.

Të plagosurit

Donald Koçi, rreth 35 vjeç

Saba Peposhi, rreth 22 vjeç

Mariglen Konja, rreth 24 vjeç

Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç

Anri Tola, rreth 23 vjeç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments