Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaPse as Stoltenberg nuk iu referua Kurtit si kryeministër?

Pse as Stoltenberg nuk iu referua Kurtit si kryeministër?

Takimi ishte paralajmëruar qysh dje përmes faqes zyrtare të NATO-s.

 

Por, ajo çka binte në sy është kreut të ekzekutivit nuk  janë referuar si kryeministër i Kosovës, por vetëm si zotëri Kurti nga Kosova.

“Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s”, thuhej në njoftimin e lëshuar.

Pas takimit të sotëm me shefin e Natos-s, Kurti ka bërë një postim në Twitter, ku ka shkruar se NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë dhe se prania e saj në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurinë në vend.

Kurti po ashtu ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt.

Pas Kurtit, një postim në Twitter e ka lëshuar edhe Stoltenberg. Stoltenberg ka shkruar në Twitter se me Kurtin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se Aleanca Veriatlantike përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e që sipas tij është e vetmja rrugë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Por, ajo çka bie në sy në këtë postim është se as aty, Kurtit nuk i janë referuar si kryeministër i Kosovës.

Por, kjo nuk ka ndodhur edhe gjatë takimit me krerë të shteteve të ndryshme, e të cilëve u është referuar me postet që mbajnë.

  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments