Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaPSD: Reciprocitet s’ka, dialog po, edhe gënjeshtra

PSD: Reciprocitet s’ka, dialog po, edhe gënjeshtra

Partia Socialdemokrate thotë se Qeveria Kurti ka harruar zotimet e dhëna si dhe ka ndryshuar parimet.

Përmes një komunikate për medie, PSD thotë se kryeministri Albin Kurti ka fillur të shkoj në rrugën e përfshirjes në një dialog me Serbinë pa kushte dhe jo parimor.

Komunikata e plotë:

Sot kaluan 1 muaj prej formimit të Qeverisë Kurti. Zotimi i afatizuar elektoral skadoi. Reciprocitet s’ka, dialog po, edhe gënjeshtra. Gënjeshtra javësh e muajsh. Për shumëkë, fatkeqësisht, gënjeshtrat do të zgjasin sepse nuk do të shihen.Qeveria nuk e ka asnjë pengesë në funksionim as vendimmarrje. LDK nuk është aty për ta rrëzuar, dhe për çudi sërish s’ka reciprocitet. Dje na u tha se nuk qëndron puna veç te Serbia, ne paskemi probleme edhe me vendet e tjera.

Prej reciprocitetit te CEFTA. Mirë që s’na u tha se Serbia ka ndryshuar tash, siç pati thënë për Listën Serbe.Reciprociteti është çështje javësh pati thënë, por siç duket çështje javësh janë takimet me Vuçiqin.

Dialog pa kushte, jo parimor dhe drejt Asociacionit. Kjo është rruga që ka mësyer “lideri historik”. Brenda këtij kuadri duhet t’i kuptojmë edhe manovrat e dobëta me prioritizimin ose jo të dialogut. Kur ai thotë se dialogu nuk është prioritet, në fakt po kërkon zhvendosje të vëmendjes dhe ulje të rëndësisë që e ka kjo temë për qytetarët dhe opinionin publik.

Në fakt, po kërkon të mos i kërkojmë llogari. Po kërkon dialog pa mbikëqyrje, pa transparencë.Të gjithë duhet të jemi syhapur e vigjilent sepse minimum i Asociacionit që kërkon Lajçak është version i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kosovës i duhet dialogu, por rruga që ka marrë procesi nuk është ai i marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke. Askush, as opozita as shoqëria civile nuk duhet të bëhen lehtësues të këtij procesi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments