Thursday, May 13, 2021
HomeBotaProtestë kundër presidentit pro-rus të Çekisë që është kundër Kosovës, i kërkohet...

Protestë kundër presidentit pro-rus të Çekisë që është kundër Kosovës, i kërkohet dorëheqja

Mijëra çekë protestuan të enjten kundër presidentit të tyre, Milos Zeman, duke bërë thirrje për dorëheqjen e tij dhe duke i dënuar qëndrimet e tij për të cilat analistët thonë se janë pro-ruse.

Protesta në Sheshin “Wneceslas” të kryeqytetit çek u mbajt, pasi qeveria çeke e akuzoi inteligjencën ushtarake ruse për organizimin e një shpërthimi vdekjeprurës në një depo armësh në Çeki më 2014.

Në shenjë proteste, Republika Çeke vendosi që të dëbojë disa diplomatë rusë të konsideruar si spiunë, duke nxitur një valë masash hakmarrëse nga Moska që shkaktuan tensione diplomatike mes dy shteteve.

Pamje nga protesta (Foto: Reuters)

Sidoqoftë, gjatë një fjalimi që e mbajti të dielën, presidenti Zeman u duk sikur e kundërshtoi qeverinë, duke thënë se ekzistojnë dy teori për shkakun e shpërthimit në depo. Sipas tij, njëra teori është se aty ka qenë e përfshirë inteligjenca ruse, ndërsa teoria tjetër është se shpërthimi është shkaktuar nga trajtimi i municionit në mënyrë joprofesionale.

“Zeman po i qarkullon të njëjtat përralla si faqen ruse të dezinformimit dhe propaganda ruse” , tha Benjamin Roll, drejtor i grupit “Një Milion Momente për Demokracinë” që e organizoi protestën. Policia tha se në protestë morën pjesë rreth 10 mijë persona.

Protestuesit kërkuan që Senati të ngre akuza për tradhti ndaj presidentit Zeman, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Zeman ishte pritur me nderime të larta në Beograd në vitin 2019.

Ndryshe, Zeman është i njohur edhe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës. Gjatë një vizite që e kishte realizuar në Beograd në vitin 2019, i kishte premtuar Serbisë se do të kërkojë nga qeveria e vendit të tij që ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments