Monday, May 10, 2021
HomeLajmeKosovaPronarët e diskotekave “krye në vete”, MSH-ja thotë se nuk lejohet hapja...

Pronarët e diskotekave “krye në vete”, MSH-ja thotë se nuk lejohet hapja e tyre

Çdo ditë po raportohet për vdekje dhe infektime me Covid-19 në Kosovë. Por, pavarësisht se numri i rasteve po rritet e spitalet po stërmbushen, qejfin kosovarët nuk e ndalin.

 

Derisa kafiteritë dhe restorantet në çdo kohë janë të mbushura me njerëz, tashmë është paralajmëruara edhe hapja e diskotekave.

Pronarët e disa prej këtyre diskotekave dhe përfaqësues të gastronomëve kanë paralajmëruara se janë në përgatitje të hapjes së sezonit.

Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë kanë se ende nuk ka ndryshim të masave, që rrjedhimisht nuk lejohet hapja e klubeve të natës.

“Në fuqi janë masat e marra me 19.04.2021 ku precizohet qartë se cilat aktivitete janë te lejuara dhe cilat jo në këtë periudhë të pandemisë COVID-19. Nuk ka pasur vendime te tjera përveç këtyre rreth masave anti COVID-19 dhe të gjitha janë të obliguar që t’i zbatojnë masat anti COVID-19 në fuqi. Inspektoratet dhe Policia ndërkaq, janë duke monitoruar çdo ditë zbatimin e këtyre masave dhe gjithashtu duke shqiptuar edhe dënime ndaj shkelësve”, thuhet në një përgjigje.

Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 104 mijë e 986 raste dhe 2 mije 162 raste të vdekjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments