Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaProkuroria kërkon një muaj paraburgim për zyrtarin policor që dyshohet për sulm...

Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zyrtarin policor që dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

 

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se që nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill 20201, i pandehuri R.SH, ka ushtruar sulm seksual  ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeç.

I pandehuri është arrestuar gjatë ditës së djeshme ndërsa me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments