Sunday, May 16, 2021
HomeLajmeKosovaProkurori i Speciales: Nuk ka rëndësi se si Gucati e Haradinajt i...

Prokurori i Speciales: Nuk ka rëndësi se si Gucati e Haradinajt i morën dokumentet konfidenciale

Në Gjykatën Speciale po mbahet seancë kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

 

Prokurori i Specializuar, teksa foli për aktakuzën dhe ankesat e mbrojtjes, tha se ZPS i akuzon dy të lartëpërmendurit për publikimin e informacioneve konfidenciale.

Në këtë kontekst, ai tha se nuk ka rëndësi se si ata i kanë marrë informacionet në fjalë.

Madje tha se akuzat e mbrojtjes se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka gisht në këtë punë janë të pabaza dhe nuk mund të faktohen.

“Se si ata morën informacionin nuk ka rëndësi, nuk akuzohen, ata akuzohen për publikimin e tyre. Ne duam të theksojmë se në qoftë se ZPS-ja kishte ndonjë provë se të akuzuarit kishin ndonjë provë se ishin nxitur nga zyra jonë, do të duhej të nxirrej. Fakti që mbrojtja nuk ka prova të tilla, tregon se nuk ekziston një provë e tillë”, tha prokurori i çështjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments