Tuesday, May 11, 2021
HomeBotaPrinci William nxjerr në shitje Range Roverin e tij, ka të kaluara...

Princi William nxjerr në shitje Range Roverin e tij, ka të kaluara vetëm 50 mijë kilometra

Një makinë Range Rover e përdorur nga Duka dhe Dukesha e Kembrixh pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm për një çmim që fillon nga 30 mijë paund.

Range Rover Vogue SE SUV i vitit 2013 është e limituar dhe ajo u prodhua nga Departamenti i Land Rover për personat e rëndësishëm, sipas kërkesave të madhërisë së tij.

Makina me shumë mundësi është dizenjuar për familjare, pasi Princi George lindi atë vit.

Ajo është fotografuar duke u përdorur nga çifti në një vizitë në Perthshire gjatë turneut të tyre në Skoci në 2014 – që do të thotë se ofertuesit kanë mundësinë të posedojnë një automjet që është vërtet i përshtatshëm për mbretër.

Sipas të dhënave, Range Roveri ka bërë deri tani 50 mijë kilometra.

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments