Tuesday, July 27, 2021
HomeLajmeKosovaPolicia në Ferizaj gjobit qytetarin që tejkaloi në vijë të plotë

Policia në Ferizaj gjobit qytetarin që tejkaloi në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se ka arritur të identifikojë personin, i cili dje me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Carralevë të Shtimes.

Policia, sot e ftoi qytetarin L.S (M/SH/K) 62 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet nga policia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments