Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaPolicia ndryri në Postë pas mosmarrëveshjeve në mes Kryeshefit të ri e...

Policia ndryri në Postë pas mosmarrëveshjeve në mes Kryeshefit të ri e këshilltarit të ish Kryeshefit të vjetër

Një përleshje mes zyrtarëve të Postës së Kosovës ka ndodhur gjatë ditës së sotme, e cila nuk dihet akoma qartë nëse ka qenë verbale apo fizike.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments