Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmePolicia: Falë bashkëpunimit me qytetarët u arrestua Faton Ibrahimaj

Policia: Falë bashkëpunimit me qytetarët u arrestua Faton Ibrahimaj

Mbrëmë u raportua ekskluzivisht për kapjen e të dyshuarit, Faton Ibrahimaj, për vrasjen e djalit të axhës në Novosellë të komunës së Pejës.

Ndërsa, Policia e Kosovës përmes një njoftimit për media ka thënë se falë bashkëpunimit me qytetarë pas fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar:
Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale:

“Vrasje”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor”, thuhet në njoftim.

Faton Brahimaj është arrestuar pak minuta pas orës 22:00.

Ai u arrestua pak metra larg shtëpisë së tij, ku e kishte kryer krimin me 24 prill.

Para gjashtë ditësh, Faton Brahimaj ka shtënë më kallashnikov në drejtim të shtëpisë së Bashkim Brahimaj, ku nga plagët e marra ka humbur jetën.

Ndërkohë, me të dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe plumba të shumtë.

E gjithë kjo, dyshohet se ka ndodhur për një çështje pronësore.

Në muret e shtëpisë e viktimës, ende gjenden vrimat e plumbave që shtiu Faton Brahimaj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments