Sunday, June 13, 2021
HomeLajmePolicia del para rektoratit pak minuta para nisjes së aksionit të PSD-së

Policia del para rektoratit pak minuta para nisjes së aksionit të PSD-së

Policia e Kosovës ka dalë para rektoratit, ku për pak minuta pritet të nis aksioni i PSD-së.

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar një aksion para Rektoratit sot në ora 09:30.

Në njoftimin e tyre, të njëjtit kanë ftuar mediat që të ndjekin këtë aktivitet të tyre.

“Sot, me datën 11 qershor (e premte), duke filluar nga ora 09:30, Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet. Takohemi pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Ju ftojmë që ta ndiqni aktivitetin”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Ky aksion i PSD-së vjen një ditë pas liturgjisë që është mbajtur në Kishën që ndodhet në oborr të Universitetit të Prishtinës.

Nga Qeveria ka reaguar Ministri i Kulturës, Hajrulla Ceku që ka thënë se nuk kishin për këtë çështje ekzekutivi e as Policia e Kosovës.

UP-ja ndërkaq ka paralajmëruar veprime ligjore.

 

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments