Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaPolicët civilë arrestojnë 18 vjeçarin e dyshuar për disa raste të vjedhjeve...

Policët civilë arrestojnë 18 vjeçarin e dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Prishtinë

Sot, në lagjen Tophane në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë ne Planin Operetiv për Prandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda.

 

Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve në ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:

E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments