Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaPjesëtarët e FSK-së dëshmojnë edhe një herë profesionalizimin në një garë të...

Pjesëtarët e FSK-së dëshmojnë edhe një herë profesionalizimin në një garë të zhvilluar në Bondsteel

Ushtarë të shumtë të cilët shërbejnë në Kosovë janë bërë së bashkë së fundi për një aktivitet i cili u zhvillua në kampin Bondsteel për tri ditë radhazi.

Me gjithë sfidat të cilat kaluan në garën e luftëtarit më të mirë, dy ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës arritën që të radhiten të parën në kategorinë ndërkombëtare.

“Nënoficeri më i mire ndërkombëtar u shpall rreshter Berat Babaj,  ndërsa  çmimi i ushtarit më të mirë ndërkombëtar shkoi për ushtarin e klasit të parë Shumëzim Karaqica.Gara e realizuar përveç që kishte një konkurrencë të lartë ishte edhe mjaft sfiduese, pjesëmarrësit i’u nënshtruan një seri testesh në fusha të ndryshme: testi fizik, kualifikimi dhe gjuajtja me armë të gjata dhe të shkurta, navigimi tokësor, trajtimi i të lënduarve në fushëbetejë, radio komunikimi, testimi me shkrim, Programi special i ushtrisë ,Testi i njohurive të përgjithshme ushtarake, Intervista, Çmontimi dhe montimi i armeve të kombinuara dhe Marshimi me ngarkese”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Me rezultatet e arritura në këtë garë, pjesëtarët e FSK-së dëshmuan edhe njëherë përgatitjen profesionale dhe disiplinën që i karakterizon në realizimin e misionit dhe detyrave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments