Saturday, June 19, 2021
HomeBotaPetkoviq i ankohet ambasadorit francez për siç i quan “sulmet ndaj kishave...

Petkoviq i ankohet ambasadorit francez për siç i quan “sulmet ndaj kishave serbe”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është takuar me ambasadorin e Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe përpjekjet e Beogradit për të arritur një zgjidhje kompromisi në dialog me Prishtinë.

 

Në një deklaratë të zyrës së Petkoviqit theksohet se ai e informoi ambasadorin francez për siç I qaun “sulmet në rritje ndaj serbëve dhe pasurisë së tyre dhe për përdhosjen dhe plaçkitjen pothuajse të përditshme të kishave serbe dhe manastireve”, duke theksuar se vetëm në dy muajt e fundit janë sulmuar 12 ndërtesa fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, raporton Kosovo Lonline, transmeton Klankosova.tv

Ai thotë se “se çdo sulm ndaj faltoreve serbe në Kosovë shoqërohej nga retorika agresive, antiserbe e liderëve politikë në Prishtinë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments