Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaPërmbledhje e përplasjeve në seancën e Kuvendit, opozita kritikon rëndë programin e...

Përmbledhje e përplasjeve në seancën e Kuvendit, opozita kritikon rëndë programin e Qeverisë

Partitë opozitare të hënën kanë hedhur kritika të ashpra në drejtim të qeverisë “Kurti II” të hënën.

Për më shumë se gjysmë orë e prezantoi programin para të zgjedhurve të popullit.

E deputetët pasi e lexuan programin e dëgjuan Kurtin teksa prezantonte planet e tij për katër vitet e ardhshme, opozita vërshoi me kritika.

Deputetët e partive opozitare thanë që dokumenti i Kurtit është i dobët dhe ka shumë mangësi.

Madje e kritikuan kryeministrin që i ftoi ata të diskut]ojnë programin në një seancë të jashtëzakonshme.

Enver Hoxhaj nga PDK para foltores tha që programi qeverisës nuk ka plan veprimi është i dobët e i kotë.

Pas tij, më kritikën e njëjtë për qeverinë doli kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky tha që gjatë tërë jetës së tij nuk kishte lexuar një program të tillë.

Edhe partia e tretë me radhë e opozitës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e akuzoi qeverinë, siç thanë nga kjo parti, për një deklaratë politikë që po e shet si program qeverisës.

Tërë këtyre pyetjeve doli ti përgjigjet shefi i qeverisë.

Ai madje ironizoi me deklaratat e opozitarëve.

Ndersa vazhdoi duke u replikuar parafolësve të tij.

Fjalimet e deputetëve të opozitës në drejtim të qeverisë vazhduan edhe më tej.

Fjalën morën edhe deputetët e partisë në pushtet të cilët lavdëruan punën që ka bërë qeveria në hartimin e programit.

Debati për planprogramin e qeverisë për katër vitet e ardhshme vazhdoi edhe pasditen e së hënës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments