Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeKosovaPërfundon takimi mes Kurtit dhe kryediplomatit gjerman, ja çka diskutuan

Përfundon takimi mes Kurtit dhe kryediplomatit gjerman, ja çka diskutuan

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me dy zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Ministri gjerman ka uruar kryeministrin Kurti me rastin e marrjes së detyrës së udhëheqjes së Qeverisë së Kosovës dhe ka ripërsëritur mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

Gjatë takimit i është dhënë mbështetje qeverisë për reforma në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri deklaroi se gjatë presidencës së Gjermanisë në Bashkimin Evropian, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte në krye të agjendës.

Ai konfirmoi se Gjermania do të angazhohet që liberalizimi për Kosovën të realizohet sa më shpejtë, pasi qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Temë e takimit ishte edhe çështja e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, ku kryediplomati konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për dialog dhe normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti theksoi se qeveria e re garanton mjedis të sigurt për investime, dhe se Kosova do të mirëpriste investimet e përbashkëta të mërgatës dhe investitorëve gjermanë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe ministri Maas biseduan për hapat konkretë për bashkëpunimin e mëtejmë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments